Flora Brovina shpalos fotografinë e 7 vjeçares që vdiq pas dhunimit nga serbët
Është duke u zhvilluar seanca e Kuvendit të Kosovës. Me të marrë fjalën në foltoren e Parlamentit, deputetja e PDK-së, Flora Brovina ka shpalosur një fotografi të një vajze e cila ka ndërruar jetë gjatë dhunimit nga forcat serbe në moshën shtatë vjeçare.
“Ky fëmijë dëshmoj se ka vdekur gjatë dhunimit. Është vajzë shtatë vjeçare. E publikoj fotografinë me lejen e nënës e gjithë familjarëve”, ka thënë Brovina, transmeton Indeskonline.

Ndryshe mëngjesin e sotëm deputetja Brovina publikoi një fotografi të paparë më herët ku shihet se si serbët dhunoni një femër 35 vjeçare në prani të familjarëve./Indeksonline/
