21:36 / E Enjte, 16 Maj 2019

Flora Brovina thotë se e njeh viktimën dhe se fotoja nuk është false

Në emisionin T7, deputetja e PDK’së, Flora Brovina,  insiston se fotografia që e ka publikuar sot në Kuvend është reale dhe është e një vajze kosovare e dhunuar nga forcat serbe në luftë.

Brovina thotë se e vërteta është ashtu sic ka thënë në foltorën e Kuvendit.

“E vërteta është ajo që e thash në foltoren e Kuvendit”, ka thënë Brovina.

Deputetja mohon se fotografia mund të gjendet në sajte pornografike, sic është raportuar mbrëmjen e sotme, dhe thotë se ajo e di ku ka ndodhur në Kosovë.

“Mund të jetë vetëm nëse e ka bërë ndonjë foto ndonjë ushtar tjerër serb”, ka thënë deputetja e PDK’së.

Ajo ka pohuar se e njeh viktimën prej kohësh.