75 Mall Live Search
20:09 / E Martë, 08 Mars 2022 / SH F

Flora Brovina tregon si u arrestua nga regjimi i Millloshevqit

Ish-deputetja dhe aktivistja për të drejtat e njeriut, Flora Brovina, ka treguar për herë të parë se si ishte arrestuar nga regjimi i Sllobodan Millosheviqit dhe u burgos me dënim 17 vjet.

Ajo ka treguar se ka qenë pjesë e njësiteve guerile dhe se është krenare për aktivizmin e saj.

“Realisht kam qenë ushtare e njësitit gueril. E them për herë të parë. Jam krenare që i kam takuar këtij grupi shumë të fortë dhe trim. Unë isha mjekja natyrisht. Dy-tri herë kam mbajtur armë, jo më shumë. Dhe jo për të vrarë po për mbrojtje. Të gjendeshim në një territor ku nuk është territor i UÇK-së është shumë më vështirë”, tregon ajo.

Tutje ajo shton se arrestimi i saj ka qenë për shkak të një gabimi që ka bërë.

“Burgosja ndodhi me gabimin tim. Erdha t’i marr gjërat që të shkoja në Zonën e Gollakut ku e dija saktë se çfarë po ndodh. E them për herë të parë, jam shumë krenare për trimërinë e këtyre vajzave dhe djemve të këtij njësiti. Thonin se nuk ka gra në Zonën e Llapit. Por kishte dhe shumë të zonja. Çfarë mund të më bënin? Të më vrasin? Kisha parë fëmijë të vrarë. Gra të dhunuara. Të mbajë gajlen time ishte e fundit”, përfundoi ajo në T7