08:06 / E Mërkurë, 14 Mars 2018 / indeksADMonline

Flora Bujupi, qytetarja që u jep strehë qenve endacakë (Video)

Për Flora Bujupin, strehimorja e qenve endacakë në Lipjan është bërë arsyeja që ajo të qëndroj më shumë në Kosovë, se tek familja e saj në Holandë.

Ajo thotë se mbajtja e strehimores është e kushtueshme dhe se nuk e ka përkrahjen e asnjë institucioni.

Bujupi tregon se në periudhën kur është në Holandë ka një punëtor nga Shqipëria që kujdeset për qentë, pasi në Kosovë nuk ka gjetur ndonjë person që dëshiron ta kryejë këtë punë.

Shefqet Amerllahu, zyrtar nga komuna e Lipjanit tha se janë në dijeni për zonjën Bujupi që kujdeset për qentë endacakë, mirëpo mundësitë buxhetore për ta ndihmuar janë të vogla.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës javë më parë ndau 1.3 milionë euro për trajtimin e qenve endacakë. Këto mjete tashmë kanë kaluar në llogarinë e Agjencisë së ushqimit dhe veterinarisë, raporton RTV Dukagjini.

Lamir Thaçi, zëdhënës i AUV-it tha se mjetet janë ndarë për një fazë emergjente. Sipas tij, kjo fazë emergjente nuk parasheh mbështetjen e strehimoreve ekzistuese, por vetëm të tejkalohet kiza me qentë endacakë.