75 Mall Live Search
13:48 / E Enjte, 15 Tetor 2020 / C E

Florent Hadergjonaj: Ndjenjë e papërshkruar të shënosh për vendin tënd

Florent Hadergjonaj shënoi golin e vetëm për Kosovën në humbjen 1-2 në Play-offin e Ligës së Kombeve kundër Maq. së Veriut.

Ky gol, madje u konsiderua si më i miri i kësaj faze, shkruan Indeksonline.

Ylli i Kosovës është shprehur i lumtur që shënoi gol për Kosovën dhe po ky gol u zgjodh edhe më i miri.

“Ndjenjë e papërshkruar kur shënon gol për vendin tëndë, por edhe i lumtur që fitova garën për golin më të mirë të Play-Off në Ligën e Kombeve”, ka shkruar Florenti në rrjetet sociale.

Florent Hadergjonaj ka qenë një nga futbollistët më të mirë të Kosovës në këtë grumbullim. /IndeksOnline/