75 Mall Live Search
10:10 / E Enjte, 10 Prill 2025 / G T

Florent Hasani ka filluar të adaptohet në Turqi, shënoi gol në fitoren e Bolusporit

Skuadra e Bolusporit ka shënuar fitore 3:1 ndaj Sakaryasporit në ndeshjen e vlefshme për javën e 33-të në Ligën e Parë të futbollit në Turqi.

Golin e parë në këtë ndeshje e shënoi sulmuesi kosovar, Florent Hasani, shkruan Indeksonline

Hasani shënoi një gol të bukur në minutën e 11’të, pas një asisti nga Babacar.

Ky ishte goli i dytë i Hasanit me fanellën e Bolusporit në 11 ndeshje. Ai po ashtu ka bërë edhe një asist./Indeksonline/