Florent Hasani shënon gol ndaj Mariborit në miqësore

Florent Hasani është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij, Rapid Bukuresht, po luan në transfertë përballë Maribor. Sfida momentalisht është 0-1 në favor të Rapidit.
Golin për këta të fundit e shënoi pikërisht Hasani në minutën e 24-të të sfidës. Pas një aksioni model nga ekipi rumun, ish-sulmuesi i Tiranës ia doli që me një goditje të fortë me të majtën të dërgonte topin në fundin e rrjetës.
Përveç Hasanit, në 11-shen startuese në këtë sfidë është edhe sulmuesi tjetër shqiptar, Albion Rrahmani.
Florent Hasani shënon gol ndaj Mariborit në miqësore pic.twitter.com/0Af8m4ITOM
— IndeksOnline (@IndeksOnline) July 4, 2024