75 Mall Live Search
22:09 / E Shtunë, 15 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Florent Hasani shënon golin e karrierës në Hungari

Diosgyor ka fituar si mysafirë i skuadrës Paksi FC me rezultat 1-2, në kuadër të javës së 18-të në ligën hungareze.

Në këtë ndeshje protagonist ishte futbollisti i Kosovës U-21, Florent Hasani.

Ish-lojtari i Trepçës ’89 dhe Vushtrrisë shënoi një gol të bukur nga distanca në minutën e 62-të duke arritur ta vendos këtë ndeshje. /IndeksOnline/