Florent Musilja me supergol dhe një asist në Kupën e Gjermanisë (VIDEO)

Florent Muslija ka shënuar një supergol nga gjuajtja e lirë për skuadrën e Paderbornit, në ndeshjen ndaj Freiburgut, e vlefshme për Kupën e Gjermanisë.
Futbollisti kosovar shënoi golin e dytë të ndeshjes në minutën e 33-të, shkruan IndeksOnline.
Ai gjashtu ishte asistues te goli i parë i shënuar nga Filip Bilbija.
Muslija ishte fantastik në pjesën e parë, ku përveç golit dhe asistimit, kishte edje 100% saktësi në pasime.

Ai këtë edicion ka shënuar 8 gola dhe 3 asistime me Paderbornin./IndeksOnline/