75 Mall Live Search
12:14 / E Hënë, 22 Korrik 2019 / indeksADMonline

Florent Muslija merr pasaportën e Kosovës, gati për ndeshjet e shtatorit

Florent Muslija ka qenë për vizitë në ambasadën e Kosovës në Gjermani.

Talenti i Hannover 96 do të pajiset me pasaportë të Republikës së Kosovës pasi që pranoi të vesh fanellën dardane.

21 vjeçari do të jetë gati për dy ndeshjet e shtatorit që Kosova luan kundër Çekisë dhe Anglisë.

Ky është njoftimi i ambasadës:

Sot në Ambasadën e Republikës së Kosovës kisha nderin dhe kënaqësinë të pres Futbollistin e Hannover 96, Florent Muslija.

Florenti nga sot do të pajiset me Pasaportën e Republikës së Kosovës dhe nga Shtatori i këtij viti do ta përforcojë Kombëtaren tonë në Kualifikimet e radhës!

Falemnderit Florent! Kosova të mirëpret!