16:07 / E Shtunë, 22 Janar 2022 / C E

Florent Muslija shënon dy gola në humbjen e Paderbornit kundër Werder Bremenit, njëri i jashtëzakonshëm

Sot është zhvilluar ndeshja mes skuadrës gjermane Paderborn dhe asaj të Werder Bremen, në të cilën protagonist ishte edhe mesfushori kosovar Florent Muslija.

Muslija zhvilloi plot 67’ minuta lojë në humbjen e skuadrës së tij Paderbornit kundër Werder Bremenit me rezultat të ngushtë 4:3.

Po ashtu, Muslija ishte protagonist në dy gola për Paderbornin, ku fillimisht shënoi nga pika e bardhë në minutën e 15’ për 1:0.

Mesfushori kosovar nuk u ndal me kaq, ku e shënoi edhe golin e tij të dytë në ndeshje në minutën e 38’, por që nuk doli të ishte i mjaftueshëm që skuadra e tij të sigurojë pikë në “Benteler Arena”.