75 Mall Live Search
12:14 / E Premte, 08 Gusht 2025 / G T

Florent Muslija tregon arsyen pse nënshkroi me Dusseldorfin

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Florent Muslija ka firmosur me skuadrën e Fortuna Dusseldorfit që bën gara në Bundesliga 2.

Muslija u largua nga Freiburgu vetëm në formë huazimi, me një kontratë deri në fund të sezonit 2025/26, shkruan Indeksonline

Ai tregon arsyen pse iu bashkua skuadrës gjermane që bën gara në Bundesliga 2.

“Më pëlqeu koncepti i menaxhmentit dhe roli që unë mund të luajë në të. Dua të kontribuoj në arritjet e qëllimeve tona me performaca të mira dhe mezi pres të luajë në këtë qytet të mrekullueshëm dhe me tifozë fantastik”, u shpreh Muslija pas prezantimit

Muslija u largua nga Freiburgu për shkak të minutazhit të vogël që pati te ekipi gjerman./Indeskonline/