Florent Muslija vazhdon me gola te Dusseldorfi

Skuadra e Dusseldorf ka shënuar fitore në Bundesliga 2, ndaj Paderbornit me shifrat 1:2.
Gol në këtë takim shënoi mesfushori i Kombëtares së Kosovës, Florent Muslija, shkruan Indeksonline
Muslija shënoi një gol tejet të bukur, por nuk festoi – pasi në të kaluarën ka luajtur te Paderborni.
Ky ishte goli i dytë i Muslijës në dy ndeshjet e fundit me fanellën e Dusseldorfit, plus një asist./Indeksonline/