Florentino Perez largon kapitenin nga Madridi, transferon një tjetër supermbrojtës
Florentino Perez është duke e konsideruar seriozisht shitjen e kapitenit të Real Madridit, Sergio Ramos. Ai madje ka gjetur zëvendësuesin e tij, bëhet fjalë për mbrojtësin e skuadrës së Napoli, Kalidou Koulibaly.
Perez është gati të ofrojë hiç më pak se 100 milion euro për senegalezin i cili ka zgjuar interesimin e top klubeve europiane si Barcelona, Manchester United e PSG.
Napoli në anën tjetër veçse kishte refuzuar një ofertë prej 100 milionë eurove për qendërmbrojtësin e tyre, ofertë kjo e cila nuk është zbuluar se nga cili klub kishte ardhur vitin e kaluar, shkruan IndeksOnline.
Nëse ky transfer realizohet atëherë kjo do të hapte rrugë për një transferim të mundshëm të trajnerit Jose Mourinho në ekipin spanjoll, pasi që siç dihet Ramos dhe Mourinho kishin prishur raportet e tyre profesionale gjatë kohës sa portugezi ishte duke drejtuar Los Blancos.