08:50 / E Hënë, 19 Prill 2021 / Blerim

Florentino Perez: Ne jemi duke i’u përgjigjur dëshirave të tifozëve

Superliga Evropiane tashmë ka 12 skuadra pjesëmarrëse.

Ky kompeticion erdhi me marrëveshjen e gjiganti amerikan JP Morgan në bashkëpunim me DAZN dhe SKY, shkruan IndeksOnline

Klube si AC Milan, Arsenal , Atletico Madrid, Chelsea, Barcelona, Inter, Juventus, Liverpool, Manchester City, Manchester United, Real Madrid dhe Tottenham Hotspur tashmë janë bashkuar me iniciativën.

Ideatori dhe njëri nga bashkëpunëtoret kryesor të themelimit të kësaj lige e që do të jetë dhe kryetari i parë, Florentino Perez ka theksuar se këtë po e bëjnë për tifozët.

“Ne do të ndihmojmë futbollin në çdo niveli dhe ta çojmë atë në vendin e tij të duhu. Futbolli është sporti i vetëm global në botë me më shumë se katër miliard tifozë dhe përgjegjësia jonë si klube të mëdha është t’u përgjigjemi dëshirave të tifozëve “, tha Perez.