75 Mall Live Search
15:00 / E Shtunë, 07 Nëntor 2020 / B O

Florenzi i bind të gjithë, PSG përgatit blerjen e kartonit

Mbrojtësi anësor italian, Alessandro Florenzi e ka nisur në mënyrë perfekte aventurën e tij te Paris Saint Germain, ku u transferua në formën e huazimit të thjeshtë gjatë merkatos së kësaj vjeshte.

Futbollisti 29-vjeçar ka luajtur 6 ndeshje mes kampionatit dhe Ligës së Kampionëve, dhe ia ka dalë të shënojë edhe dy gola, duke bindur si drejtuesit e PSG-së, ashtu edhe trajnerin gjerman Thomas Tuchel.

Pikërisht për këtë arsye, në Paris kanë vendosur të blejnë përfundimisht kartonin e 29-vjeçarit dhe po përgatisin një ofertë të kënaqshme për Romën, që disponon edhe kartonin e Florenzit.

Mbrojtësi italian është i aftë të luajë në të dy krahët e mbrojtjes dhe përveçse mjaft i disiplinuar taktikisht, shquhet edhe si një futbollist që shtyn shumë në fazën sulmuese, ndaj do të ishte mjaft i vlefshëm për skuadrën pariziene.