75 Mall Live Search
11:30 / E Premte, 30 Mars 2018 / indeksADMonline

Florenzi përshendetë reperin shqiptar Stresi

Gjatë rrugës me makinë për në Trigoria ( qendrën stërvitore të Romës ) , ylli italian Alessandro Florenzi është ndalur për të dhënë autografe për fansat romak.

Njëri ndër ta ishte edhe një fans shqiptar, Erjon Selmani, i cili duket që i thotë më herët Florenzit të përshendetë mikun e tij Stresi.

“Përshendetje Stresinjo, të dërgoj një përqafim të madh, jam këtu me mikun tuaj, forza Roma” , ishin fjalët e mbrojtësit të Romës. /IndeksOnline/