Florenzi ”provokohet” me një pyetje qesharake për ardhjen e CR7 në Itali
Ylli i Romës, Alessandro Florenzi ka marrë një pyetje qesharake rreth ardhjes së Cristiano Ronaldos në Itali.
Futbolli italian është pasuruar me ardhjen e Ronaldos këtë verë, ku Juventusi e transferoi atë nga Real Madridi.
Transferimi i CR7 i kushtoi Juventusit rreth 90 milionë funte, duke u larguar pas nëntë vitesh në Madrid, transmeton IndeksOnline.
Roma e filloi sezonin e ri në Serie A me një fitore, 1-0 ndaj Torinos dhe pas ndeshjes, gazetarët e ndalën Florenzin për intervistë.
Florenzi ishte duke e pritur një pyetje rreth paraqitjes së Romës, por ai e kishte gabim.
Para kësaj, Florenzi është pyetur nëse emocionohet të ulet para TV-s dhe ta shikojë Cristianon duke luajtur.
Përgjigjja e tij ishte:”Gjëra të tjera në jetë më emocionojnë mua”./IndeksOnline/