17:40 / E Diele, 21 Gusht 2022 / AR

Flori Mumajesi rikthehet në Instagram për të përgënjeshtruar një lajm

Instagrami i Flori Mumajesit ka rënë në qetësi dhe prej kohësh nuk ka asgjë – 0 postime, një foto e bardhë në profil dhe kaq. Megjithatë një lajm portalesh riktheu Florin në Instagram.

Për çfarë bëhet fjalë? Pak kohë më parë, u tha se kantautori do të ishte drejtori artistik i Festivalit të ardhshëm të Këngës në RTSH. Në media është raportuar gjithashtu se këtë vit, Festivali i Këngës do të moderohet nga Arbana Osmani dhe regjia i është besuar Eduart Grishajt.

Flori publikoi një Instastory një titull të një portali ku shkruhet: “Flori Mumajesi, surpriza e bukur e Festivalit të Këngës”.

“Rikujtojmë se Flori nuk ka qenë asnjëherë pjesë e Festivalit si këngëtar apo producent. E vetmja pjesëmarrje e tij ka qenë me Manjola Nallbanin kur Flori ka qenë pjesë e “The Dreams”. E tani vjen momenti që bëhet drejtor artistik.” – shkruan Mumajesi.

Ai përgënjeshtron lajmin duke ironizuar: “Po Flori që s’di gjë?”

Flori Mumajesi rikthehet në Instagram për të