75 Mall Live Search
11:39 / E Premte, 05 Shkurt 2021 / OSH

Florian Dushi merr përkrahje nga degët e LDK-së!

Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Florian Dushi, vazhdon të marrë mbështetje nga degët e LDK-së.

Ai në vazhdën e takimeve ka vizituar nëndegën IX, shkruan IndeksOnline.

“Dega e dytë e LDK-së, nëndega IX, vazhdojnë takimet!”, tha ai.

Zëvendësministri në detyrë i Drejtësisë, Dushi ka thënë se vizioni i Ibrahim Rugovës do të ruhet vetëm me LDK-në.

“Ideja dhe vizioni i Ibrahim Rugovës mund të ruhen dhe zhvillohen vetëm në Lidhjen Demokratike të Kosovës”, tha ai./IndeksOnline/