Florian Kamberi ka arritur t’i shënoj Celtic-ut në gjysëm finale
Florian Kamberi shqiptari me nënshtetësi zvicerane arriti t’i shënoj Celtic-ut në ndeshjen që është duke e zhvilluar në gjysëm finale të kupës së Skotlandës.
Kamberi hyri në lojë në minutën e 46’ pasi që nga loja doli Vela, kurse në minutën e 58’ Floriani arriti edhe të shënoj.
Mirëpo ekipi i Kamberit është duke u mposhtur nga Celtic me rezultat 2-4, Celtic shënoi tri gola vetëm në pjesën e parë./Indeksonline/.