Florian Kamberi shumë afër transferimit te Rangers, do t’i nënshtrohet testeve mjekësore

Sulmuesi shqiptar, Florian Kamberi është afër transferimit te klubi i Steven Gerrard, Rangers.
Sipas mediave angleze, Kamberi së shpejti do t’ju nënshtrohet testeve mjekësore për tu transferuar kështu në formë huazimi.
Kjo pasi që klubi i Rangers ka mungesë të futbollistëve për shkak të lëndimeve, andaj Floriani po shihet si një opsion mjaftë i mirë.
Gerrard po ashtu ka qenë në kërkim të një sulmuesi pasi që Jermain Defoe, do të mbetet jashtë fushës për shumë javë./Indeksonline/.