75 Mall Live Search
21:22 / E Shtunë, 25 Nëntor 2023 / C E

Florian Loshaj shënon një supergol, vlerësohet lart në fitoren e Istanbulsporit

Mesfushori kosovar, Florian Loshaj, ka shënuar gol në fitoren me rezultat 2-1 të Istanbulsporit në shtëpi ndaj Hatayspor.

Kjo ndeshje po zhvillohej në kuadër të javës së 13-të në elitën e futbollit turk dhe ishte mjaft e nevojshme për vendasit pasi kishin pesë ndeshje pa fitore.

Po zhvillohej minuta e 26-të e takimit kur Florian Loshaj arriti të shënojë për t’i dhënë avantazhin prej 1-0 ekipit të tij.

Ky njëherësh ishte goli i tij i parë në këtë edicion të ri të garave në Super Ligën Turke.

Në këtë ndeshje disa minuta pati edhe Valon Ethemi i cili u fut në fushë nga banka rezervë në minutën e 79-të.