75 Mall Live Search
19:06 / E Diele, 31 Mars 2024 / G T

Florian Marku duket në formë, sapo arrin në “O2 Arena”

Florian Marku dhe Chris Kongo do të luftojnë në O2 Arena në Londër. Kjo ndeshje e peshës së lehtë është pjesë e një eventi të duelit më madhor Frazer Clarke – Fabio Wardley.

Para disa minutave, boksieri shqiptar ka arritur në stadium dhe duket në formë për duelin ndaj kundërshtarit Chris Kongo, shkruan Indeksonline

“Mbreti Shqiptar”, i pamposhtur me një rekord prej 13 fitoresh, ndërsa ka një barazim, u kthye në profesionist në vitin 2018.

Fitorja e tij e fundit erdhi kundër Dylan Moran me nokaut teknik./Indeksonline/