75 Mall Live Search
22:53 / E Enjte, 22 Gusht 2019 / indeksADMonline

Florian Marku i gatshëm për ndeshjen e radhës

Marku ka publikuar një video nga stërvitjet që është duke i bërë për ndeshjen e radhës.

Floriani duket se është në formë po ashtu edhe ka treguar se është me vetëbesim si çdo herë, duke u shprehur i bindur se do ta fitojë edhe këtë ndeshje shkruan indeksonline.

Ai në këtë postim po ashtu tregoi se kundërshtari do të jetë më i fortë kësaj radhe mirëpo gëzohet për këtë sepse do të jau mbyllë gojën njerëzve negativ.

Nuk harroi edhe të tregohet falënderues për përkrahjen që e merr dhe tregoi se me 20 shtator do ta ketë ndeshjen e radhës./Indeksonline/.