13:25 / E Mërkurë, 05 Tetor 2022 / shkelqim osmanaj

Florian Marku i kërkon luftë Chris EubankJr, kjo pasi që Conor Benn ka rezultuar pozitiv në doping test

Conor Benn ka dështuar në një test doping, duke e çuar në dyshim luftën e së shtunës me Chris Eubank Jr.Sportsmail ka zbukuar ekskluzivisht se 26-vjeçari ka rezultuar pozitiv tek një substancë e ndaluar.

Substanca, e cila zakonisht përdoret për trajtimin e infertilitetit tek gratë, por mund të rrisë testosteronin tek burrat, është e ndaluar nga Agjencia Botërore Anti-Doping. Mësohet se testi i Benn është kryer nga Shoqata Vullnetare Anti-Doping.

Nuk është ende e qartë nëse situata e Benn do të shkaktojë anulimin e ndeshjes, por Florian Marku, boksieri shqiptar i ka bërë menjëherë thirrje Chris Eubank për luftë.

“Conor dështon në testin e drogës? Nuk më bën befason. Nëse ChrisEubankJr e do luftën, jam gati”, tha Marku.