75 Mall Live Search
10:32 / E Mërkurë, 10 Gusht 2022 / A. M.

Florian Marku kërkon përkrahje në ndeshjen e radhës

Dueli i radhës së Florian Markut, do të mbahet me 15 gusht kundër meksikanit Miguel Parra.

 Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania“, në Tiranë, transmeton IndeksOnline.

Marku përmes rrjeteve të tij sociale ka kërkuar përkrahje nga shqiptarët, duke e cilësuar si ndeshjen më të rëndësishme në karrierën e tij.

Biletat e këtij dueli tani janë në shitje. /IndeksOnline/