75 Mall Live Search
10:13 / E Martë, 15 Gusht 2023 / LB

Florian Marku rrahet në intervistë me rivalin e tij, shikojeni momentin (Pamje)

Boksieri shqiptar, Florian Marku, do të ngjitet në ring pas një kohe të gjatë, ku do të përballet me Dylian Moran, më datën 2 shtator.

Marku, gjatë gjatë së djeshme ishte në Manchester, për t’u njohur me kundërshtarin dhe për t’i zhvilluar intervistat.

Në momentin e intervistës, iu afrua boksieri Chris Kongo, i cili po e pengonte.

Boksieri shqiptar i kërkoi largimin nga aty, por Kongo nuk e dëgjoi, madje e injoroi.

Kjo gjë bëri që të nxehen gjakërat, ku Marku e goditi Kongon. Situata u qetësua më pas, pas ndërhyrjes së personave që ishin aty pranë.