Florian Marku shumë i sigurtë në fitoren ndaj Jake Best
Floriani do të ndeshet në ora 16:00 në Londer kundër anglezit Jake Best.
Marku është 26 vjeqar, dhe në sportin e boksit ai deri më tani i ka tri fitore dhe as një humbje.
Kurse Jake Best është 34 vjeqar dhe deri më tani ka 6 fitore, tri nga to i ka të fituara me nokaut, kurse as një humbje. Gjatësia është në anën e Jake Best, pasi që ai është 1.80 cm i gjatë, kurse Floriani është i gjatë 1.72 cm.
Megjithatë kjo nuk duket të jetë pengesë për Florian Markun, i cili u tregua mjaftë i bindur në fitore
Pas matjeve që i kanë bërë dje, Floriani tha se “Ky djalë ka folur shumë, por nesër do të ja mbyll gojën”.
Kurse dje Floriani në rrjetin e tij social instagram kishte thënë se “s’më trembet syri, jo nga ky po me mi sjellë edhe 5 tjerë si puna kti”.
Ky do të jetë dueli i katërt i Markut në boksin profesionist, ku deri më tani ka arritur të koleksionojë 3 fitore./Indeksonline/.