75 Mall Live Search
12:00 / E Mërkurë, 09 Dhjetor 2020 / OSH

Florian Marku takohet me menaxherin e Anthony Joshua dy ditë para meçit

E shtuna do të jetë mbrëmje e madhe për boksin botëror dhe atë shqiptar.

Anthony Joshua do të mbroj titullin e Botës kundër Kubat Pulev në Wembley.

Paka para ketij meçi do të ndeshet edhe boksieri shqiptar, Florian Marku.

“Mbreti Shqiptar” do të ketë mecin e pare nën menaxhimin e promoterit të famshëm, Edie Harn.

Marku është takuar në mengjes me Harn për të diskutuar për duelin e së shtunës mbrëma.

“I lumtur që takova Edie Hearn këtë mëngjes. Mezi pres të ndeshëm të shtunën”, ka shkruar Marku./Indeksonline/