Florim Zuka i kundërpërgjigjet Ballkanit e Dritës: Ata që na kritikuan, po stërviten dy herë në ditë!

Kryetari i SC Gjilanit, Florim Zuka, ka folur për mediumin, “Rajonipress”, ku u shpreh për ngjarjet e fundit në futboll, rreth akuzave për rifillimin e stërvitjeve nga skuadra e Gjilanit dhe gjithashtu për situatën e krijuar nga pandemia globale, e rifillimin e kampionatit elitar në Kosovë.
“Ky është turp i llojit të vet të na akuzojnë pa pasur aspak ndërgjegje se futbollistët e Gjilanit në grupe po ushtrojnë, kjo është plotësisht e pa vërtet, por po ju them se pikërisht ato klube që po na akuzojnë ato janë duke bërë stërvitje pa ndërprerë, e disa klube edhe nga dy herë në ditë por nuk e kam problem, për mua tërë ditën le të ushtrojnë ajo është në ndërgjegjen e tyre”.
“Ne si klub që nga fillimi kemi respektuar vendimin e Qeverisë së Kosovës dhe urdhërat e FFK-së, por këto akuza në drejtim të klubit SC Gjilani, disa individ po e shfrytëzojnë për marketing vetëm për të dal në Gazeta, TV e Portale të ndryshme, por është problemi i tyre, ne nuk merremi me njerëz që nuk ja dëshirojnë të mirën as shtetit e as futbollit”, theksoi për “RajoniPress”, Zuka.
Presidenti, Florim Zuka, tutje foli edhe për rifillimin e kampionatit në Kosovë, duke ritheksuar edhe një herë qëndrimin e klubit ku janë për vazhdimin e kampionatit.
“Ne jemi për të vazhduar kampionati aty ku ka mbetur, ne asgjë nuk duam në tavolinë, gjithçka që kërkojmë është të luhet futboll në fushën e gjelbërt, janë edhe 11 javë pra është një pjesë e kampionatit komplet pa u zhvilluar, një humbje nga pozita e parë të kalon në pozitën e katërt dhe këtë duhet respektuar”, përfundoi ai.