19:04 / E Premte, 21 Korrik 2023 / S Z

Flower Hotel & Resort, për pushime që do t’u mbesin gjatë në kujtesë!

Me një dizajn dhe arkitekturë neoklasike Flower Hotel & Resort, qëndron buzë detit të Golemit i gatshëm të pres turistët nga Kosova dhe vendet tjera, të cilët duan të kalojnë pushime të paharruara.

Flower Hotel & Resort është një hotel me dy ndërtesa. Në vitin 2021 iu shtua dhe  “Flower Garden”, i cili ka një dizajn ndryshe, me qëllim që klientëve të këtyre resorteve,  tu ofrohet diçka dhe më atraktive.

Flower Garden ka një dizajn më inovativ, të orientuar drejt natyrës dhe gjelbërimit.  Ka dhe një qendër SPA, një pishinë të brendshme, e cila ofron trajtime orientale.

Flower Hotel funksionon gjatë gjithë vitit.  Gjatë sezonit të veres turistët kanë në dispozicion tre pishina, dy të jashtme dhe një pishinë e brendshme. Ka plazhin privat dhe Beach Barin.

Flower Resort dhe Flower Garden operojnë me dy paketa, atë me mengjes dhe  All Incluzive, që mbetet pako  më e përzgjedhur, pasi që  90 për qind e klientëve,  përzgjedhin pakon All Inclusive, për t’i kaluar pushimet e tyre.

Flower Resort gjithsej ka tre restorante, një restorant me bazë mishi, një restorant me bazë peshku dhe  një për klientet e Pakos All Inclusive.

60 për qind e klienteve gjatë sezonit veror në Flower Resort,  janë të huaj. Ndërsa pjesa tjetër janë nga Kosova .

Për Flower Resort i rëndësishëm mbetet shërbimi për klientët besnik, për të cilët nuk ofron vetëm thjeshtë një godinë,  infrastrukturë dhe krevat, por ofron një eksperiencë dhe krijon  një memorie të paharruar.

E atmosfera e muzika i shoqërojnë turistët e  Flower Hotel dhe Flower Garden, pasi që nuk mungon asnjëherë muzika live. E një atmsoefrë ndezëse mbretëron në plazhin e Flower Hotel, pasi që çdo mbrëmje performojnë Dj të ndryshëm, duke krijuar një atmosferë feste, në plazhin buzë detit.

Menaxherja e Flower Resort Mireda Çaqi thotë se turistët nga Kosova konsiderohen si një pikë e fortë e turizmit në Shqipëri dhe janë suport i jashtëzakonshëm për turizimin shqiptar.

“Shqiptarët e Kosovës, konsiderohen si një pikë e  fortë për Flower Resort dhe për gjithë turizmin në Shqipëri, pasi që kanë qenë një suport i jashtëzakonshëm për turizmin shqiptar. Ne jemi me fat që kemi klient të jashtëzakonshëm nga Kosova, që rikthehen për të dytën dhe të treten herë tek ne”, thotë ajo.

Edhe pse nuk ndodhet në vijen e parë buzë detit, Flower Resort sipas Çaqit,  ka diçka të veçantë, e që është përkushtimi i sherbimit për pushuesit,  me qëllim që secili nga ta, të kalojë një sksperiencë të jashtëzakonshme dhe të largohet nga Flower Resort me buzëqeshje dhe me një  eksperiencë të paharruar dhe unike.

“Në Flower Resort, klientët nuk janë thjeshtë numra dhe shifra,  sepse e vkerësojmë çdo minutë që ata kalojnë në Flower. Eksperienca e klientit është ajo çka ne përpieqmi ta bëjmë shumë mirë dhe të diferencohemi nga të tjerët”, tha ajo.

Ndërsa thekson se restorantet ala carte të Flower Hotel me ushqimin që ofrojnë, janë përzgjedhur ndëpr restorantet më tpë mira në zonën e Golemit. .

“Ne kemi tre ristorante. Përveç atij All Inclusive, kemi dhe dy ristorante tjera Ala Carte që zënë vendin e parë dhe të dytë si restaurante të përzgjehdura në zonen e Golemit. Kemi një kuzhinë inovative, përdorim erëza që vështirë gjenden në Shqipëri”, tha ajo.