75 Mall Live Search
14:49 / E Hënë, 15 Korrik 2019 / indeksADMonline

Floyd Maywether e trajnon Justin Bieber për ‘luftën’ me Tom Cruise

Bokseri i njohur amerikan Floyd Mayweather ka folur rreth një ndeshje të mundshme boksi midis këngëtarit Justin Bieber dhe aktorit Tom Cruise, transmeton Indeksonline.

E gjithë kjo filloi muaj më pare kur krijuesi i hitit ‘Baby’ Justin Bieber shkroi në Twitter si lloj shakaje, duke i kërkuar një duel boksi 57 vjeçarit Tom Cruise.

Pavarësisht nga shkrimi i tij që u bë për të qeshur, ylli ka marrë një vëmendje të madhe për shkak të kësaj deklarate që e vë përballë yllit të ‘Mission Impossible’.

Bokseri 42 vjeçarë thotë se i ka ofruar Bieber-it ndihmë në trajnim nëse ata e lejojnë që ai të jetë promotori i kësaj ndeshje.

Për TMZ ai tha: “Nëse më sjellin si promoter, atëher mund të flas për këtë. Por deri atëherë duhet të qëndroj në korsinë time. Duhet të qëndroj në punët e mia.” /Indeksonline/