75 Mall Live Search
14:16 / E Diele, 02 Qershor 2024 / Gj. Sh

Fluks automjetesh te Dheu i Bardhë

Fluks automjetesh është parë të dielën në pikën kufitare Dheu i Bardhë.

Ndonëse në faqen e Ministrisë së Punëve të Brendshme, nuk raportohet për pritje e kolona të gjata në hyrje – dalje, TV Dukagjini ka siguruar fotografi në këtë pikë kufitare.

Qendra kombëtare për menaxhim kufitar njofton se në këtë pikë kufitare hyrjet dhe daljet janë 3 deri në 5 minuta.