75 Mall Live Search
09:55 / E Enjte, 14 Gusht 2025 / LB

Fluks i madh në Merdar, pritjet zgjasin deri në dy orë e gjysmë

Deri në dy orë e gjysmë janë pritjet për të dalë nga Kosova nëpërmjet Merdarit.

Në përditësimin e fundit të bërë nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, rreth orës 8:30, njoftohet se pritjet më të gjata janë në Merdar.

Për të dalë nga Kosova nëpërmjet Dheut të Bardhë pritjet janë deri në një orë. E nëpërmjet Mutivodës janë 30 minuta.