75 Mall Live Search
19:29 / E Shtunë, 23 Gusht 2025 / BA

Fluks i madh në Merdare, qytetarëve u kërkohet të përdorin pika kufitare alternative

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se në pikëkalimin kufitar në Merdar po shënohet fluks jashtëzakonisht i madh i qytetarëve.

Për këtë arsye, udhëtarët janë inkurajuar që të shfrytëzojnë pikat e tjera kufitare, ku pritjet janë dukshëm më të vogla.

Autoritetet apelojnë që qytetarët të planifikojnë udhëtimet e tyre duke marrë parasysh situatën aktuale në kufi.