75 Mall Live Search
17:26 / E Martë, 15 Gusht 2023 / MSH

Fluks i madh në pikat kufitare, Policia ka një njoftim për bashkatdhetarët

Policia e Kosovës ka bërë apel publik te qytetarët dhe bashkatdhetarët që të shfrytëzojnë pikëkalimet kufitare në Muqibab, Jarinje, Bernjak e Mutivodë, për të evituar pritjet e gjata.

Sipas Policisë, pritjet më të mëdha janë duke u shkaktuar në pikën kufitare në Merdar.

Ky është njoftimi i plotë i Policisë:

Për shkak të fluksit të madh në disa nga pikat e kalimit  kufitar (pritjeve që po shkaktohen, në veçanti në pikën kufitare në Merdar), me qëllim të  lehtësimit  dhe ikjes së pritjeve të gjata,  Policia e Kosovës  njofton qytetarët dhe bashkatdhetarët për mundësitë e kalimit në pikat e tjera të kalimit kufitar, si dhe i lut qytetarët që të shfrytëzojnë edhe pikat e tjera me Serbinë siç janë : PKK Muqibab, Jarinje, Bernjak dhe Mutivodë në të cilat pika ka më pak pritje e ndërsa  në orët e mbrëmjes nuk ka pritje fare në të shumtën e rasteve.

Njëkohësisht ju mund t’i referoheni WEB – it të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës, ku dhe gjeni raportimin mbi fluksin në pikë kalimet kufitare: https://mpb.rks-gov.net/

Policia e Kosovës  ju uron rrugë të mbarë!