75 Mall Live Search
11:41 / E Diele, 30 Janar 2022 / MSH

Fluks i madh vizitorësh në Brezovicë, Policia me njoftim për qarkullimin e veturave

Fluksi i madh i vizitorëve drejt Brezovicës ka bërë që kjo zonë të jetë pothuajse e paqarkullueshme nga makinat.

Sipas Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren, ky fluks ka bërë që parkingu i Qendrës së Skijimit në Brezovicë të jetë i mbushur dhe pa asnjë vend të lirë.

Policia gjithashtu ka njoftuar se makina do të ndalohen tek laura, në hyrje të Parkut Nacional, deri sa të lirohen vendet e parkimit.

“Patrullat e policisë do të jenë tek udhëkryqi i rrugës që qon në Qendrën e Skijimit në Brezovicë dhe tek laura ku fillon Parku Nacional do të mbikëqyrin rrjedhën e komunikacionit dhe do të mbajnë në kontakt nga afër shoferët e automjeteve që në momentin kur lirohet vend parkingu tek Qendra e Skijimit do tu mundësohet lëvizja e tyre” thuhet në njoftim.

Në të njëjtën kohë, është bërë thirrje që veturat të mos parkohen në mënyrë të parregullt.

Brezovica është një nga atraksionet më të mëdha të këtij dimri. Vendi u bë akoma më tërheqës pas marrjes nën menaxhim te qendrës nga ana e shtetit të Kosovës.