75 Mall Live Search
22:50 / E Diele, 23 Korrik 2023 / AR

Fluks në pikat kufitare të Kosovës, deri 4 orë pritje në hyrje

Jemi në kohën kur mërgimtarët e Kosovës vijnë në vendlindje e kështu ngarkohen edhe pikat kufitare.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat në webfaqen e Ministrisë së Punëve të Brendshme ku bëhet e ditur nëse ka pritje dhe kolonat në secilin vendkalim kufitar.

Në bazë të raportit, shihet se pika kufitare më e ngarkuar është Dheu i Bardhë. Atje pritjet për hyrje në Kosovë janë katër orë kurse dalje një orë.

Edhe Mutivoda dhe Merdarja janë të ngarkuara. Në Mutivodë pritjet në hyrje janë një orë kurse në Merdare deri në 30 minuta./Indeksonline/