Fluks për maska dhe dezinfektues, në “Merr e jep”

Ani pse në Kosovë nuk është konfirmuar asnjë rast me koronavirusin, Qeveria tanimë ka marrë masa parandaluese për përhapjen e këtij virusi.
Me të marrë masat nga Qeveria, qytetarët kanë nisur të blejnë me të madhe produkte ushqimore dhe barna, maska e dezinfektues, shkruan lajmi.net.
E dikush edhe në këtë situatë emergjente po e gjen të bëjë “biznes” me maska e dezinfektues.
Në platformën online të shitj-blerjeve, “Merr e jep”, tanimë kanë nisur me të madhe të shiten maska e dezifektues.
Madje, ato po shiten me çmim astrononik, krahasuar me gjendjen normale.
