Fluminense skuadra e katërt braziliane që siguron 1/8 e finales në Kupën e Botës për klube

Fluminense është bërë skuadra e katërt braziliane e cila ka siguruar kualifikimin në 1/8 e finales së Kupës së Botës për Klube.
Në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve, Fluminense barazoi me skuadrën nga Afrika e Jugut, Mamelodi Sundowns, me rezultat 0-0, shkruan IndeksOnline.
Ky barazim mjaftoi që skuadra braziliane të kualifikohet në mesin e 16 skuadrave më të mira.
Fluminense e mbylli Grupin F, me pesë pikë të grumbulluara, duke u renditur e dyta, me dy pikë më pak se Borusia Dortmund.
Ndërkohë skuadra nga Afrika e Jugut, Mamelodi Sundowns me 4 pikë dhe Ulsan me 0 pikë janë eliminuar.
Përveç Fluminense, edhe tre skuadrat e tjera braziliane, Botafogo, Flamengo e Palmeiras kanë siguruar kualifikimin në 1/8 e finales së Kupës së Botës për Klube./IndeksOnline/