75 Mall Live Search
11:23 / E Shtunë, 29 Maj 2021 / OSH

Flutura Beka Kamberaj, kandidate e LDK-së në Mitrovicë? – tregon vet ajo!

Zgjedhjet lokale në Kosovë do të mbahen në vjeshtën e këtij viti.

Tashmë ka filluar spekulimet për emrat e mundshme të kandidatëve nëpër komuna, transmeton Indeksonline.

Një nga emrat që u përmend ishte ai i Flutura Beka Kamberajt. Ajo u përfol se do të jetë kandiate e LDK-së në Mitrovicë.

Në një prononcim për Indeksonline, Beka-Kamberaj tha se ende nuk ka vendosur kryesia e LDK-së për këtë.

“Ende nuk kemi mbajt mbledhje të kryesisë dhe nuk është diskutuar kandidati i mundshëm për kryetar nga radhët e LDK së për degën e Mitrovicës”, u shprehë ajo.

LDK pritet që të shumë shpejtë të publikoj emrat e të gjithë kandidatëve që do të kandidojn në zgjedhjet lokale.

Pas rezultatit të dobët në zgjedhjet qendrore, LDK pritet të bëj ndryshime nëpër komuna./Indeksonline/