75 Mall Live Search
21:00 / E Hënë, 18 Mars 2024 / FR

Flutura Kusari nderohet nga Gjermania me Urdhrin e Meritës

Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier,  e ka nderuar juristen e medias Flutrua Kusarin me medaljen e Urdhërit të Meritës.

Për këtë ka njoftuar ambasadori gjerman në Kosovë, Jörn Rohde, i cili ia ka dorëzuar medaljen Kusarit.

Ai ka shkruar në platformën “X”, se Kusari i shërben me përkushtim lirisë së medias dhe demokracisë.

Urdhri i Meritës për Flutura Kusarin. Duke festuar përkushtimin e saj për lirinë e medias dhe demokracinë në Kosovë dh më gjerë. Përpjekjet e saj të mëdha pranohen nga prania e Atifete Jahjagës dhe Viola von Cramon, deputetë dhe shoqëri civile. Urime dhe vazhdoni punën e shkëlqyer”, ka shkruar ambasadori gjerman.