Flutura Kusari për sulmuesit e Valon Sylës: T’u jepet dënimi maksimal!

Juristja e të drejtës së mediave, Flutura Kusari, është deklaruar rreth rastit të sulmit ndaj gazetarit Valon Syla.
Në një intervistë për “Indeksonline”, ajo ka thënë se sulmi ndaj gazetarit Syla është sulm ndaj lirisë së shprehjes dhe medias.
“Është lajm i mirë që personat që sulmuan janë arrestuar. Ata duhet të akuzohen shumë shpejtë dhe të dënohen maksimalisht. Vetëm ky dënim jep mesazh të qartë se siguria e gazetarëve është prioritet për vend”, ka thënë ajo.
Tute, Kusari ka thënë se janë mirëpritur reagimet nga kryeparlamentari, Glauk Konjufca dhe kryeministri, Albin Kurti, ndonëse ky i fundit me pak vonëse.
Por, ajo ka thënë se është për keqardhje mosreagimi i presidentes, Vjosa Osmani. /Indeksonline/