75 Mall Live Search
12:13 / E Enjte, 09 Nëntor 2023 / mp

Fluturime dhe sigurime shëndetësore, 117 mijë euro i jepen një kompanie për shërbimet e Presidencës

Më shumë se 117 mijë euro është vlera e kontratës që Zyra e presidentes Vjosa Osmani ka shpërblyer një kompani për bileta të udhëtimit me aeroplan.

Sipas njoftimit të kontratës presidenca ka paraparë blerjen e 300 biletave për 24 muaj.

Po ashtu Presidenca ka kontraktuar ekstra edhe një kompani të sigurimit shëndetësor për pagesën e sigurimeve shëndetësore për udhëtime jashtë vendit për ish- presidentët.

Vlera e kësaj kontrate është mbi 8 mijë e 400 euro. /Indeksonline/