75 Mall Live Search
13:01 / E Martë, 06 Janar 2026 / P M

Fluturime të anuluara dhe vonesa, moti i keq ‘prek’ edhe aeroportin e Tiranës

Aeroporti “Nënë Tereza” ka njoftuar se për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike, disa fluturime mund të ndikohen në oraret e tyre të operimit.

Në një njoftim zyrtar për qytetarët thuhet se, operacionet në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës vijojnë normalisht, me stafet që punojnë për të garantuar shërbime të pandërprera në aeroport.

Ndërsa u bën thirrje pasagjerëve të kontrollojnë statusin e fluturimit të tyre dhe të qëndrojnë në kontakt me linjën ajrore përkatëse për përditësime.