Fluturimi më i gjatë pa ndalesë në botë është gati të niset!

Nga viti 2026, linja ajrore australiane “Qantas” dëshiron të ofrojë fluturimin më të gjatë në botë, në 22 orë pa ndalesë nga Sydney në Londër ose Nju Jork.
Deri në nisjen e fluturimit të parë në vitin 2026, “Singapore Airlines” mban rekordin për fluturimin më të gjatë. Për këtë duhet të përshkohen 9585 milje apo 15425.56 kilometra.
Nga Nju Jorku për në Singapor duhen 18 orë e 50 minuta. Kjo do të mundësohet nga një rezervuar shtesë në aeroplan./Indeksonline/