Fluturojnë- fluturojnë eurot/ Komuna e Gjilanit jep pak më pak se gjysmë milioni euro për trajtimin e qenve endacakë (Dokument)

Komuna e Gjilanit po tregohet tejet e kujdesshme për trajtimin e qenve endacakë.
Komuna e cila udhëhiqet nga Alban Hyseni i Lëvizjes Vetëvendosje pak ditë më parë ka arritur të nënshkruajë tenderin e radhës me kontratë.
Për trajtimin e kafshëve të vogla, Hyseni ka ndarë një buxhet për dy operatorë ekonomikë.
Kuletës së komunës, do t’i kushtojë hiç më pak se 313,700 euro, shkruan IndeksOnline, derisa përmes E- prokurimit bëhet me dije se për të njëjtin tender fillimisht janë ndarë 369.000.00 euro.
Tutje, operatorët ekonomik S.V “Veterina” dhe “Vet Max Sh.P.K”, kanë fituar besimin e komunës për këtë tender dhe të njejtit do të nisin punen qysh javëve në vazhdim.

/IndeksOnline/