10:56 / E Enjte, 27 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Fluturon në disa vende me vajzën stjuardese për të festuar Krishtlindjet me të

Një baba është bërë “i famshëm” nëpër rrjetet sociale pasi ai vendosi të fluturonte me një aeroplan për në Detroid vetëm për të kaluar së bashku festëne Krishtlindjes me vajzën e tij.

Hal Vaughan ka rezervuar fluturime të shumëfishta, kështu që vajza e tij stjuardese e cila kishte për të punuar për Krishtlindje, të mund të kalonte festën me familjen e saj.

Gjesti i ëmbël u nda nga Mike Levy, i cili ishte ulur pranë Vughan në një nga fluturimet e tij të shumta.

“Kam pasur kënaqësinë të ulem pran Hal, gjatë rrugës sime për në shtëpi” tha Levy në postin e tij që është shpërndarë 27 mijë herë. “Vajza e tij Pierce kishte për të punar gjatë Krishtlindjeve dhe Hal vendosi që të kalonte pushimin me të. Pra, ai po fluturon në secilin prej fluturimeve të saj sot dhe nesër në tëgjithë vendin për të kaluar kohë me vajzën e tij për Krishtlindje. Çfarë babai fantastik”, ka shkruar ai./Indeksonline/