75 Mall Live Search
21:53 / E Shtunë, 19 Korrik 2025 / Gj. Sh

“Fluturova 22 metra nga motori”, Laerti tregon aksidentin e rëndë: M’u zhvendos një rruazë e shtyllës kurrizore

Aktori i njohur dhe ish-banori i Big Brother Albania VIP 4, Laert Vasili, ka rrëfyer për “Hipokrati” një moment të vështirë në jetën e tij.

Ai tregon për një rast kur është dërguar me urgjencë në spital, pas një aksidenti të frikshëm me motor, duke thënë:

“Për veten time kam shkuar në spital kur ka ndodhur ndonjë tragjedi. Për shembull përplasje me motor, fluturoj 22 metra, bie në tokë, thyej këmbën, zhvendoset një rruazë e shtyllës kurrizore, në ’98-ën kjo. Se si më doli diçka përpara. Ishte natë, nuk shihja, isha dhe pak turbullt.

Kur kam qenë i vogël më pëlqente të isha sëmurë, sepse merrja tre ditë raport. Më sillnin disa kompostot. Rrija në divan. Nuk më zgjonte askush në 6 të mëngjesit. Nuk bëja as atë fizkulturën e mëngjesit. Dhe kur isha sëmurë më pëlqente, sepse i shmangia të gjitha këto”.